• Mon. Apr 29th, 2024

Portieri i Partizanit refuzoi/ Çfarë po ndodh në kampin e Kukësit

Kukësi është duke vijuar përgatitjet në kuadër të Europa League në Tropojë.

Verilindorët po punojnë në merkato, duke prezantuar disa lojtarë, mes tyre edhe portierin e ri Angelos Tafa.

Duket se te Kukësi nuk kanë qetësi dhe siguri për katërkëndëshin, ndërsa janë duke kërkuar një portier me eksperiencë.

Javë të shkuara u fol për interes ndaj portierit të Kombëtares Alban Hoxha, që mbron portën e Partizanit. 32 vjeçari ka “lënë thatë” Kukësin, me këta të fundit që duan të afrojnë në ekip Shpëtim Moçkën.

Vlonjati ka një eksperiencë të madhe në Superligë, duke refuzuar së fundmi Laçin, ndoshta për një kalim te Kukësi.

Kujtojmë se te verilindorët është edhe Dashamir Xhika që bëri një sezon me pritje të shkëlqyera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *