
Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitarë Vermicë, pasi që i njëjti dyshohet se me automjetin e tij, ka trafikua pesë shtetas sirian.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
‘Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se me automjetin e tij, ka kontrabanduar pesë shtetas sirianë i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Viteve të fundit, rajoni, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, ka pasur probleme me refugjatë sirianë të cilët e kanë përdorur rajonin për rrugë transit.
Ndërkohë kufiri Shqipëri- Kosovë prej disa kohësh është kthyer si një pike e preferuar e kontrabandisteve për kalimin e emigrantëve sirianë, marokenë, palestinezë, nga Shqipëria për në Kosovë e më pas për në vendet e BE-së.
Kohë me parë 3 shtetas shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Vërmicë, pasi kaluan ilegalisht 24 emigrantë sirianë nga Shqipëria drejt Kosovës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.