• Wed. May 1st, 2024

Shefqet Kastrati, një nga biznesmenët që ndihmon më shumë qytetarët

Kuksiani Shefqet Kastrati, presidenti i Kastrati Group, është një nga biznesmenët shqiptarë që ka dhuruar dhe ndihmuar më shumë qytetarët në gjendje të vështirë ekonomike.

Ky fakt është bërë publik nga një studim i organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës i bërë në muajt maj-qershor 2020 dhe drejtuar nga Msc. Mateus Habili dhe Dr. Reila Bozdo.

Sipas studimit Balfin Group zë pjesën më të madhe me 66%, e ndjekur nga kompani të tjera me aktivitet në Shqipëri si Kastrati, Big Market, Agna Group, Telekom, Vodafone, etj.

Në grupin biznesmenëve të cilët njihen për kontributin e tyre social udhëheq Samir Mane, President i Grupit Balfin, i ndjekur nga Shefqet Kastrati, Behxhet Pacolli, Agron Shehaj, etj.

Në studim gjithashtu evidentohet fakti se konsumatorët janë të gatshëm të blejnë produkte nga biznese, të cilat dhurojnë për problematikat sociale, duke treguar gatishmëri në masën 6.47 nga 10. Ky element mund të konsiderohet i rëndësishëm për biznesin dhe përfitimet e tij nga përkushtimi në kauza sociale dhe bamirësi.

Studimi me titull ‘Cilat janë çështjet sociale që sjellin impakt për konsumatorët, në mënyrë që investimi nga biznesi të sjellë përfitime?’, është zhvilluar në maj-qershor 2020, me një kampion prej 935 të anketuarish në të gjithë vendin (mosha mesatare 33.4 vjeç dhe ndarja gjinore 59% femra dhe 41% meshkuj).

/Marrë me shkurtime nga revista Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *