• Fri. Apr 26th, 2024

Çfarë po ndodh në Kukës? Rritet sërish numri i personave me Covid

Shqetësuese është situata në Kukës në lidhje me rastet e reja me koronavirusin Covid-19.

Ditë pas dite shtohen rastet e reja.

Nëse një ditë më parë ishin 6 raste të reja, sot janë 7 të tillë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë gjatë komunikimit të përditshëm me median.

Gjithashtu raste të reja janë shënuar dhe në Has.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *