• Fri. Apr 26th, 2024

Epidemiologët: Në Kukës po shtohet ndjeshëm numri i të rinjve me Covid, vatra kryesore …

Epidemiologët në Kukës raportojnë ulje të vazhdueshme të moshës të të infektuarve nga virusi i ri.

Shefja e epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Denisa Duraku bën të ditur se duke filluar nga korriku prej pakujdesisë janë moshat nga 25 deri 50 vjeç që preken më shumë se moshat e treta.

‘Më shumë kemi të prekur në qytet e më pak në zonat rurale. Jemi të shqetësuar se më shumë po preken të rinjtë’, tha ajo.

Po kush janë vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit?

‘Një numër i madh i të prekurve kanë dalë nga ceremonitë mortore’, u shpreh Duraku.

Duraku flet dhe për pengesat gjatë punës së tyre në terren.

‘Kemi patur përplasje me qytetarë që shkelin aktet normative’.

Këto pamje mbështesin problemin që ngre shefja e epidemiologjisë në Kukës.

Nëpër rrugë sheh qytetarë pa maska dhe nuk respektojnë distancën.

Qarku i Kukësit që prej fillimit të pandemisë ka shënuar mbi 265 të infektuar nga koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *