• Sun. Apr 28th, 2024

Primaret në Kukës, nuk po merremi me thelbin!-Nga Milaim Nela

Sapo u njoha me rezultatin e Primareve të PD-së në Kukës.

Një pjesëmarrje shumë e vogël 678 votues as mjaftueshëm sa për një sondazh (edhe ky pa rregulla)!

Vërtet në garë morën pjesë 5 kandidate por ishte vetëm garë emrash pasi publiku dhe votuesi përveç CV-së së tyre nuk pati as mundësi as kohë të njohë kandidatët dhe aq më pak platformat e tyre.

Gjithësesi kjo mënyrë është me mirë sesa nominimi nga qendra!

Unë i uroj suksese kandidatit Emri Vata!

Sidoqoftë unë kam frikë se po vazhdojmë të mos merremi me thelbin e problemit si në Kukës ashtu dhe në të gjithë Shqipërinë!

Me sistemin aktual ne vetëm sillemi si kali në lëmë e nuk shkojmë asgjëkundi!

Nëse vota do ishte e lirë dhe e padeformuar sot nuk do kishim Primare dhe as zgjedhje me 24 Shtator por Kukësi do kishte Kryetar Dr Admir Sinamatin me diferencë të ndjeshme votash.

PD në bazë dhe në qendër duhet ta ketë të qartë që problemi nuk është emri i kandidatit (në kushte normale sigurisht që emri ka peshë) por sistemi kriminal që ka deformuar totalisht vullnetin e zgjedhësve!

Pa çmontimin e këtij sistemi ne rrezikojmë të shkojmë nga farsa në farsë pa arritur asgjë!

Për më keq kjo vetëm se do ti dekurajojë votuesit dhe shpopullimi nuk do të ndalet por do të vazhdojë.

Helmi që ka injektuar ‘rilindja e mallkuar’ do antidotin e duhur të cilin PD dhe opozita shqiptare po heziton ta përdorë!

Uroj të jem i gabuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *