• Fri. Apr 26th, 2024

Prokuroria shpall në kërkim Abedin Oruçin

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut të Kukësit Abedin Oruçi është shpallur në kërkim nga prokuroria.

Institucioni i akuzës i ka dërguar policisë urdhër-arrestin për Oruçin me qëllim ndalimin e tij, thanë burime nga policia lokale e Kukësit.

Ndaj Abedin Oruçit prokuroria ka ngritur disa akuza, si ‘Kanosje për shkak të detyrës’, ‘evazion fiskal’ dhe ‘ndërtim pa leje’.

Ndaj Oruçit janë bërë hetime prej disa javësh.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.10.2020, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin A.O., 54 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, ‘ Kanosja për shkak të detyrës’ si dhe ‘Pushtimi i tokës’ .

Po punohet për kapjen e shtetasit A.O.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *