Rikthehet i ftohti në Kukës, reshjet dëbore në lartësi

1 min read

Ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, por i ftohti është rikthyer në qarkun e Kukësit ndërsa në zonat e larta malore si në Shishtavec dhe Valbonë, është rikthyer bora me intensitet të dobët.

Trashësia e borës në këta zona ka arritur deri në 3 cm. Borë ka rënë edhe në afërsi të Tunelit të Kalimashit, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile i Prefekturës Kukës, rikthimi i reshjeve të borës deri më tani nuk ka krijuar problematika sa i përket lëvizjes së mjeteve dhe banorëve të zonave të larta malore mbi 800 m.

Aktualisht të gjitha akset e nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit funksionojnë normalisht pa pengesa në qarkullimin e mjeteve.

Edhe akset rrugore bashkiake ku ka prezencë të borës janë të qarkullueshme. I gjithë qarku ka energji elektrike. Komisioni i Mbrojtjes Civile njoftoi se janë marrë kontakte me strukturat e Emergjencës Civile, të tre bashkive të qarkut dhe firmat kontraktore për marrjen e masave në përballimin e situatave të mundshme që mund të krijohen nga kushtet e motit.

Ndryshe tre qytet e qarkut Kukës dhe fshatrat e ulëta për rreth tyre janë nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe të reshjeve të shiut me intensitet të ulet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *