• Fri. May 17th, 2024

Sekuestrohet një sasi parash në doganën e Morinit

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, nga Policia Kufitare e Morinit, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. K.

Gjatë kontrollit, në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 22 770 franga zvicerane, 1 795 euro dhe 30 dollarë, të cilat shtetasi D. K. po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 38 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *