• Mon. Apr 29th, 2024

Shote Galica meriton një trajtim më dinjitoz

Nga LumaPost

Njëherë e një kohë ‘Te Shota’ ishte vendtakimi më i shpeshtë i kuksianëve.

Kjo nisur edhe nga fakti se busti i luftëtares për liri, Shote Galica është i vendosur në atë që njihet si zona industriale e Kukësit.

Aty ishte kryqëzimi i thuajse të gjithë kuksianeve dhe kuksianëve që shkonin çdo ditë në punë, apo edhe i udhëtarëve nga Hasi dhe vende të tjera.

‘Te Shota’ ishte vendi më i njohur i Kukësit, por deri në momentin që zona industriale ishte në punë.

Pas rënies së komunizmit dhe asgjësimit të thuajse të gjithë industrisë në atë zonë edhe Shota filloi të harrohet.

Dhe nga një vend takim, fakteqësisht busti i Shote Galicës, është kthyer thuajse në një vendgrumbullim mbeturinash.

Edhe pse ndodhet në të njëjtin vend, në të njëjtin kryqëzim të rëndësishëm dhe zona industriale është rigjallëruar nga bizneset private dhe disa drejtori rajonale, sërish Shota është lënë në mëshirë të fatit.

Fatkeqësisht ajo nuk e ka më as emrin në bust, duke bërë që shumëkush që nuk e di historinë e saj, të mos e dijë se për kë bëhet fjalë.

E meqë Kukësi është kthyer edhe një destinacion turistik gjatë verës edhe Shota meriton vëmendjen e duhur nga bashkia dhe institucionet e tjera lokale, që të kthehet në një pikë referimi, për shqiptarë e të huaj, siç edhe ka qenë më parë.

Prandaj mendojmë se Shote Galica meriton një trajtim dinjitoz, ashtu siç ishte edhe jeta e saj në luftë për lirinë e shqiptarëve.

Historinë e Shotës duhet ta mësojnë jo vetëm kuksianët, por të gjithë ata që e vizitojnë Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *