• Wed. May 1st, 2024

Shqiptarët e Kosovës dynden në Shqipëri, radhë e gjatë në Morin

Fundjava dhe sezoni që po shkon drejt fundit ka bërë që në kufi të shtohet numri i qytetarëve nga Kosova ndërkohë që këta të fundit duket se nuk i tremben shifrave në rritje të COVID-19 në vendin tonë.

Që në orët e para të mëngjesit, të kësaj të premte ka pasur një fluks të lëvizjeve në pikën kufitare në Morinë. Pritjet për të hyrë në kufi  ishin në 5-10 minuta ndërsa në doganën e morinit është punuar me gjitha sportelet 6 të tilla dhe  proçedure të përshpejtuar dhe personel shtesë.

Kolona e mjeteve me targa të Kosovës kanë shkuar deri në fshatin Vërmicë të Prizrenit. Kosovarët duke shfrytëzuar fundjavën dhe dikush pushimin e vitit që ka tani, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.

Vetëm në 5 ditëshin e parë të gjysmës së muajit gusht, bregdetin shqiptar e frekuentuan rreth 90 mijë pushues kosovarë. Mesatarja ditore ishte mbi 13 mijë qytetarë kosovarë në ditë  që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit me destinacion bregdetin shqiptar.

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë tashmë ka kaluar mbi 12 mijë. Edhe numri i të vdekurve vazhdon të jetë i lartë. Deri më tani 438 pacientë humben jetën nga ky virus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *