• Fri. Apr 26th, 2024

Tuneli dezinfektues i vendosur në hyrje të tregut agro-ushqimor të qytetit të Kukësit si masë mbrojtëse shtesë për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit, prej ditësh është jashtë funksionit.

Nga pamjet e marra të premten paradite shihet qartë se pavarësisht hyrjes në tunel, ai nuk lëshon fare dezinfektues edhe pse depozita është e mbushur me dezinfektues.

Nëse në kohën e karntinës kur shifrat e të prekurve në qytetin e Kukësit ishin të vogla,tuneli dezinfektues funksiononte rregullisht ndërsa sot kur shifrat janë të larta tuneli prej ditësh nuk funksionon.

Bashkia Kukës bën të ditur se tuneli ka pasur një problem teknik dhe se shumë shpejt do të riaktivizohet.

Funksionimi i këtij tuneli dezinfektues do të zvogëlonte rriskun e infektimit nga virusi COVID-19 për tregatrët që punojnë çdo ditë aty por edhe qyetetarët e shumtë që e frekuentojnë gjatë ditës të cilët nuk zbatojnë masat anticovid.

Tuneli i dezinfektimit në hyrje të tregut të agro-ushqimor u vendos në kohën e karantinës dhe  pas vendosjes së kordonit sanitar dhe shenjave orientuese për distancimin fizik të blerësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *