• Fri. Apr 26th, 2024

Sot 24 raste të reja me Covid në Kukës/ Mblidhet ‘Task Forca’ anti-Covid

Vetëm ditën e sotme në Kukës janë raportuar 24 raste me koronavirus.

Ndërkaq në Kukës janë aktualisht 283 qytetarë me koronavirus të cilët janë aktiv.

Pikërisht për këtë arsye është mbledhur edhe ‘task forca’ anti-Covid.

Persona të infektuar dhe që lëvizin lirshëm në qytet dhe madje frekuentojnë edhe punën, të rinj që qëndrojnë në lokale përtej orës policore në mbrëmje dhe ndërgjegjësim i ulët i zbatimit të masave anti-Covid, ishin problematikat e ngritura nga Task Forca e qarkut të Kukësit që menaxhon pandeminë e koronavirusit.

Përballë kësaj situate, drejtori i Policisë së qarkut të Kukësit, u shpreh se policia nuk mund ta përballojë e vetme situatën, ndërsa ka kërkuar listën e personave që rezultojnë pozitivë për të verifikuar izolimin e tyre.

Prefekti i qarkut Zenel Kuçana kërkoi shkundje të institucioneve për përmirësimin e situatës së krijuar nga shtimi i ndjeshëm i numrit të personave të infektuar me Covid.

Qarku i Kukësit, prej më shumë se një muaj është rikthyer në hartën e Covid-19  me shifra të larta infektimeve edhe pse procesi i vaksinimit po ecën me ritme të kënaqshme, ku rezultojnë të vaksinuar rreth 28 mijë persona në rang qarku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *