
‘Të hënën i çojmë lekët, ditën e mërkurë e ke bobin ke shpaja’, ishin përgjimet nga SPAK mes familjarëve të personit të arrestuar dhe sekserëve për të ndërhyrë te prokurori Karriqi.
I arrestuarit për drogë R. D., u lirua në 2019 falë ryshfetit prej 2 mijë euro që mori prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, i cili pushoi çështjen.
Ngjarja nis më 21 nëntor 2019, ku vëllai i të arrestuarit ka ndërhyre tek sekseri Isuf Gega që të ndërhynte tek prokurori Karriqi për të lehtësuar masën.
Përgjimet:
Në datën 29.11.2019 D. D., bisedon në telefon me shtetasin Rr. D., të cilit i thotë se ‘të hënën do ia çojmë, përderisa i ka kërkuar të hënën, të martën mund t’i qisi ata’…, ‘thashë të hënën, do i çojmë, me i çu lekët’… ‘t’i mbledhim ata të tjerët’.
Shtetasi Rr. D., i komunikon se lekët janë gati dhe se lekët nuk janë duke i mbajtur. Sipas kalendarit, dita e hënë përkon me datën 02.12.2019. Në datën 02.12.2019, D. D., ka shkuar në Kavajë dhe është takuar me Isuf Gegën.
Në datën 02.12.2019, ora 11:50 D. D., është takuar në Kavajë dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën. Më pas Isuf Gega ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në orën 12:10 në një tjetër lokal dhe është ulur në të njëjtën tavolinë me prokurorin Edmond Kariqi.
Pas rreth 10 minutash në lokalin e mësipërm ka shkuar edhe vetë D. D., i cili është ulur në të njëjtën tavolinë me Isuf Gegën dhe Edmond Kariqin, të cilët qëndrojnë së bashku rreth 20 minuta, ku biseda është koj:
D. D.: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.
Rr. D.: Sigurtë?
D.D.: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato
Rr.D.: Hajt mirë, ia çove krejt ti?
D.D.: Krejt, krejt.
Rr. D.: Hajt bukur, çao.
D.D.: T’gjitha, hajt.