• Sat. Apr 27th, 2024

Kompania që ka në koncesion Rrugën e Kombit dhe që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së aeroportit dhe lidhjen me rrugën kryesore, Salillari nuk do të ja dijë fare për ankesat e kuksianëve.

Bëhet fjalë për bllokimin që do ti bëhet urës së vjetër mbi Drin, duke ndaluar hyrjen tradicionale për në qytetin e Kukësit.

Sipas projektit, Salillari që po ndërton urën e re, do të bllokojë urën e Mamzit dhe për tu futur në Kukës, makinat duhet që të shkojnë tek rreth rrotullimi që ka nisur të ndërtohet në zonën mes Gostilit dhe qytetit të Kukësit.

Edhe pse reagimi për bllokimin e hyrjes tradicionale në Kukës kanë qenë të mëdha, duket se Salillari nuk kërkon të ja dijë për ankesat.

Kompania koncensionare ka nisur punimet për ndërtimin e rreth rrotullimit, që do të sjellë edhe kaos në Kukës për shkak se i gjithë trafiku do të kalojë mes për mes qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *