• Sun. Apr 28th, 2024

Tentoi të kalonte në Morin me makinën plot me drogë, arrestohet i riu

Herald Rexhepaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, është prangosur nga policia teksa tentoi të kalonte pikën kufitare të Morinit pasi është kapur me 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Policia e Kukësit bën me dije se gjatë kontrolleve rutinë për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, teksa po hynte në Shqipëri i është bërë një kontroll i imtësishëm mjetit ‘Benz’ me të cilin udhëtonte 35-vjeçari.

‘Morin, Kukës: Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohen 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morin, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin H. R.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.’, njofton Policia e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *