• Sat. Apr 27th, 2024

Admir Sinamati: Kukësi, Malësia e Gjakovës dhe Hasi nuk kanë mandate për sunduesit rilindas

Kandidati i opozitës për Kukësin, mjeku Admir Sinamati tha në fjalën e tij se janë më të motivuar se kurrë për fitore më 14 maj.

“Vijmë sot përpara qytetarëve kuksiane pas 4 vitesh sundim. Kukësi, Malësia e Gjakovë dhe Hasi nuk kanë mandate për sunduesit e vetëquajtur rilindas.

Ne jemi përpara njerëzve të zakonshëm për të fituar për ta, sepse nuk mund të pranojmë të marrin votë në Kukës, grabitësit pa maska.

Ne jemi më të motivuar se kurrë që Kukësit dhe Shqipërisë t’i kthejmë shpresën.

Rilindja në Kukës është më bosh, është e braktisura e madhe. Shpresoj që gjithë Shqipëria ta braktisë atë më 14 maj.

Devijimi kriminal i votës nuk do mund të realizohet dot. Kuksianët nuk mashtrohen me ngjyrat e dalë boje të rilindjes.

Ftoj kuksianet që të dalin masivisht dhe të votojnë numrin 2 në fletën e votimit për kandidatët dhe numrin 1 në fletën e këshillit bashkiak.

Ne do fitojmë, Kukësi do fitojë, Shqipëria do fitojë,” tha Sinamati.

Fjala e plotë e kandidatit per bashkine, Admir Sinamati: 

Përshëndetje Demokratë kudo që jeni,

Ju falënderoj dhe ju përshëndes që jemi sot bashkë në këtë ditë të fillimit te mbarë të udhëtimit drejt Fitores!

Jam para jush i mandatuar nga demokratët e Kukësit pas procesit të primareve, për të përfaqësuar opozitën e bashkuar të Kukësit e për të fituar bindshëm më 14 Maj mbi sektin e “Rilindjes”!

Vijmë sot para qytetarëve kuksianë pas katër vitesh sundim, abuzim, përbuzje e nëpërkëmbje të lirive dhe të drejtave të njeriut në Kukës. Përveç varfërisë, papunësisë, dhe mungesës së shpresës, sot jemi para një fakti tronditës si ai i shpopullimit masiv në Kukës, falë politikave linçuese që ka aplikuar “Rilindja”.

Kukësi, Malësia e Gjakovës dhe Hasi nuk kanë mandate për sunduesit e vetëquajtur rilindas, qytetarët e trevave tona kreshnike nuk kanë votë për vasalët e Taulant Ballës e hysmeqarët e Edvin Ramës.

Ne jemi para njerëzve të zakonshëm, për të fituar për ta, pasi nuk mund të pranojmë që të marrin votë në Kukës grabitësit pa maska por me karrige pushteti, që vjedhin ditën për diell pasuritë e mbitokës e nëntokës që zoti ia ka falë Kukësit.

Ne nuk mundemi të tolerojmë që terrori i diktaturës së korrupsionit të zbrazë vatrat tona nga të rinjtë e të rejat, e të lënë bosh shkolla, kopshte e çerdhe të Kukësit!

Unë jam në këtë mision  jo thjeshtë për t’u ndeshur me rivalë por për të fituar në emër të lirisë, ekzistencës, zhvillimit, dinjitetit e krenarisë së Kukësit.

Ne jemi më të motivuar se kurrë që Kukësit e Shqipërisë t’i kthejmë shpresën, që shqiptarëve t’u dalim zot!

Kundërshtarët tanë janë e  djeshmja dhe e tashmja bezdisëse e neveritëse e Kukësit, e pas 14 Majit do të jenë e shkuara për të mos u përsëritur kurrë, do të jenë një e kaluar turpi dhe kohë e shkuar dëm.

Rilindja ne Kukës sot është në BOSH, është braktisura e madhe, shpresoj që gjithë Shqipëria ta braktisë atë e më 14 Maj të fryjë era e shpresës dhe dinjitetit.

Devijimi kriminal i votës nuk do të mund të realizohet dot, pasi Kukësi nuk poshtërohet kaq kollaj, ndaj i them kujtdo që shpreson të fitojë me blerje votash, vjedhje me dhunë të vullnetit të lirë, tjetërsim të besimit nëpërmjet mashtrimit se:

Kukësi nuk shitet,

Kukësi nuk merret më peng,

kuksianët nuk mashtrohen nga ngjyrat e dala boje të “rilindjes”.

Ftoj të gjithë qytetarët kuksianë që me 14 Maj të marrin pjesë masivisht në votime, të votojnë numrin 2, votoni Admir Sinamati dhe në fletën e votimit për partitë dhe koalicionet votoni numrin 1, votoni “Bashkë Fitojmë”!

Ne do të fitojmë!

Kukësi do të fitojë!

Shqipëria do të fitojë!

*Fjala e mbajtur në hapjen e fushatës së 14 Majit, (Tiranë 15 Prill 2023)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *