
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se identifikimi Elektronik jep siguri për zgjedhjet e 25 prillit.
Deklarata në fjalë erdhi pas demonstrimit të procesit të identifikimit elektronik në Kukës. Sipas tij ky është një proces i thjeshtë dhe i sigurt.
‘Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në #Kukës. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit & i sigurt. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm.’, shkruan Celibashi.