• Sat. Apr 27th, 2024

Trafik droge, tre të arrestuar në Morin

Tre shqiptarë të Kosovës, janë arrestuar në Morin, pasi kanë tentuar të fusin drogë në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. 

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjerë shtetasit A. A. dhe V. A.

Gjatë kontrollit ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit Sh. D., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Sh. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *