
Ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga Viti i Ri, pasditen e sotme është regjistruar një fluks i lartë makinash në doganën e Morinit.
Radhët e gjata të makinave janë në drejtim të Kosovës, por edhe anasjelltas. Numri më i lartë i qytetarëve janë emigrantë kosovarë që po kthehen për festat e fundvitit nga shtete të ndryshme.
Policitë kufitare të Shqipërisë dhe të Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.
Pavarësisht situatës së COVID, emigrantët kanë zgjedhur të kthehen në atdhe për festa dhe gjatë këtyre ditëve të fundit ka pasur fluks të lartë.