
Qyteti i ri i Kukësit shënoi dje në 22 Korrik, 58 vjetorin e nisjes së punimeve.
Me 22 korrik 1962 filluan punimet për ndërtimin e Kukësit të ri.
Në 58 vjetorin e qytetit të Kukësit, Kryeinxhinieri i Ndërmarrjes së Ndërtimit në ato vite Inxhinieri Mujo Noka, kujton me nostalgji dhe emocionet e fillimit të punimeve për qytetin e ri.
Ai thotë se banorët e parë në Kukësin u vendosën në vitin 1963 ndërsa u deshën plot 16 vjet për të marrë formën e një qyteti të plotë.
E në fund të rrëfimit të tij të gjatë për ndërtimin e Kukësit të Ri, inxhinier Noka ka edhe një urim për të gjithë ndërtuesit dhe banoret e qytetit të Kukësit.
Qyteti ri Kukësit u ndërtuar si pasojë e përmbytjes së Kukësit të Vjetër nga ujrat e liqenit artificial të Fierzës dhe në vitin 1978 përfundon zhvendosja e banorëve të Kukësit të Vjetër.
Sot qyteti ka rreth 17 mijë banorë. Në vitin 1999 propozohet për çmimin Nobel për paqe me motivacionin për mikpritjen e popullit Kosovar gjatë periudhës së luftës.
/TvKukësi