• Thu. May 2nd, 2024

VIDEO/ Eksperiencë unike e ngjitjes, 40 të rinj hiking në malin e Gjallicës

Viteve të fundit në Kukës, dukshëm është rritur numri i të rinjve që bëjnë hiking, nxitur dhe nga udhërrëfyesit e zonës.

Rreth 40 të rinj nga Kukësi dhe Tirana ecën në këmbë në shtegun malor nga fshati Mustafaj-Tërshenë deri në majën e Gjallicës.

Të rinjtë përgjatë ecjes janë befasuar nga bukuritë e këtyre zonave turistike, por që nuk janë promovuar sa duhet.

‘Është atraksion mbreslënës. Qëllimi ynë është të promovojmë sportet e aventurës, ftojmë të rinjtë të na bashkohen. Kemi kërkesa, por ende nuk është bërë promovim sa duhet. Ka nevojë dhe për markim të shtigjeve’, thanë Beqir Halilaj dhe Alban Xhaferri, guidere lokalë të Kukësit.

Gjallica, 2489 metra mbi nivelin e detit, është mali më i lartë në bashkinë e Kukësit. Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve ofrojnë mundësi për të shijuar çdo detaj të turizmit malor në çdo stinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *