• Sun. Apr 28th, 2024

VIDEO/ ‘Faleminderit, por nuk hyn në punë’, pensionistët e Kukësit reagojnë për bonusin e qeverisë

Hakik Visha 88 vjeç pensionist në qytetin e Kukësit, edhe pse e vlerëson atë që ai e quan si bamirësi të shtetit ndaj pensionistëve me shpërndarjen e bonusit prej 5 mijë lekësh me rastin e festave të fundvitit, sërish shprehet se ai shpërblim është i pamjaftueshëm dhe për gjërat më minimale.

Ndalesa tek dyqani i mishit rezultoi e kotë. Për mikrofonin e A2, 88-vjeçari shprehet se tanimë janë mësuar të përballojnë jetesën me pak edhe pse kanë punuar një jetë të tërë.

Si Hakiki edhe pensionistët e tjerë të Kukësit falënderojnë qeverinë për bonusin edhe pse ai nuk u hyn në punë për gjë.

Bashkia e Kukësit renditet ndër bashkitë me të ardhura më të ulëta për numër banorësh, ndërsa qyteti nga viti në vit po përjeton braktisje masive.

/A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *