• Fri. Apr 26th, 2024

VIDEO historike/ Traditat, një harmoni e krahinave të Kukësit dhe Hasit

Feb 11, 2022

Marrë nga Naim Palushi

Burra plot emër si: Kadri Nenada (Pogaj-Has), legjenda e valles së shpatave Ymer Shehu (Shtiqën), mikpritësi njekohesisht valltari Veli Bela (Shishtavec), mjeshtri i kallajit Ismail Meçka (Pakisht), artisti Emri Allaraj (Topojan) si dhe rapsodi i njohun Rexhep Kovaçi (Pobreg) janë personazhet e emisionit të mëposhtëm të RTSH-së në fillimin e ‘80.

Një harmoni e jashtëzakonshme e krahinave të Kukësit e pasqyrueme ma s’miri në këtë kronikë të asaj kohe.

Veshjet e burrave origjinale (Has, Lumë dhe Gorë).

Tu e përcjell emisionin m’duket sikur i kam para këta burra, zani i tyne njajtë, sikur e kam ndëgjue para ma shumë se 30 viteve.

Veç kësaj ishin qytetarë të nderuar të Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *