• Sat. Apr 27th, 2024

VIDEO/ Kukësi fiton me përmbysje ndaj Bylisit

Kukësi ka bërë detyrën dhe ka marrë tre pikë të arta në Elbasan, duke mposhtur Bylisin, me rezultatin 2-1.

Verilindorët fituan me përmbysje. Të parët që shënuan, ishin ballshiotët, me Milos Stojanovic në minutën e 36-të. Avantazh që zgjati pak, pasi 13 minuta më vonë Agim Ibraimi vendosi baraspeshën.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë të sfidës Bylis iu afrua shumë golit, ku traversa ndaloi gjuajtjen me kokë të Carkanjit.

Golin e fitores për verilindorët realizoi sulmuesi nigerian, Patrick Eze në minutën e 56-të të sfidës.

Me këtë triumf, Kukësi u ngjit në vendin e 4-t të renditjes me 23 pikë, ndërsa Bylis zbret në vendin e parafundit me 12 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *