
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të lehtësojë masat kufizuese për përhapjen e Covid 19.
Duke nisur nga dita e shtunë hyrja në Kosovë do të lejohet me dy vaksina, pa pasur nevojë për testin PCR ose me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48 orët e fundit.
Menjëherë pas këtij vendimi, ka patur lëvizje të shtuara në doganën e Morinit.