
Dyndja e pushuesve për të dalë nga bregdeti i Shëngjinit në këtë të diel të fundit, të muajt gusht ka krijuar trafik të rënduar në rrugën Shëngjin-superstradë dhe në drejtim të Milotit e në Rrugën e Kombit.
Pritet që rradhë të gjata të krijohen edhe në doganën e Morinit, pasi qytetarët po kthehen në shtëpitë e tyre.
Fluks i lartë i automjeteve ka nisur që prej orëve të pasdites dhe vijon të jetë prezent, ndërkohë që herë pas herë ka sjellë bllokim total të qarkullimit.
Një numër i konsiderueshëm efektivësh të policisë rrugore, janë vendosur në disa pika dhe po ndihmojnë në lehtësimin e lëvizjes.