• Fri. Apr 26th, 2024

Sërish raste të reja me koronavirus në Kukës

Edhe sot Kukësi ishte i pranishëm në raportimin e ministrisë së Shëndetësië për rastet me koronavirus.

Sipas ministrisë në Kukës në 24 orët e fundit janë 2 raste me koronavirus Covid-19.

Gjithashtu në listë është edhe Hasi me 1 rast.

‘Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 803 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 101 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *