• Sat. Apr 27th, 2024

Vizitoni Kukësin, vendin e mikpritjes nobeliane

Nëse planifikoni të vizitoni verilindjen e Shqipërisë, vendosni në listën tuaj rajonin mbreseleneës të Kukësit.

Aty ku shumëllojshmëria e relievit ndërthuret me pasuritë natyrore, ku lashtësia takon të renë dhe ku malet, pyjet, liqeni, lumejtë, burimet dhe gurrat harmonizohen në perfeksion, ndërkohë që mikpritja e kuksianëve është propozuar për çmimin … Nobel.

Kukësi ju fton për alpinizëm në malin simbol Gjallicën (2489m) dhe për pushime në Bjeshkët e ndryshme që ndodhen në Kukës, dhe në ato të Shishtavecit ku mund të shihni nga afër një serë monumente të natyrës si “Guri i Mëngjesit”, pyllin e Mështeknave, Gurin e Shqipes dhe Plloçen e Zhifkeve, por mund të bëni ski edhe në pllajat e bukura të Novosejit dhe Shishtavecit.

Ju mund të bëni shëtitje me varkë në liqenin e Fierzes apo të shikoni nga afër kanionin e Shkalles së Keqe në Bicaj, por mos humbisni një ecje në Shtegun e Ngiyrave.

Vendbanimet e lashta të Kolshit, Kënetës si dhe tumat ilire në Qinamakë dhe Bardhoc ju ftojnë ti vizitoni. Të apasionuarit pas arkeologjisë mund të shohin gjithashtu edhe Kështjellën e Vilës, Kështjellën e Pecës, Hisarin e Domaive, Gradishtën e Bardhocit, Kështjellën e Bushatit dhe kodërvarret në Qinamakë dhe Kënetë, por dhe urat osmane.

Për mikpritjen e famshme kuksiane kanë shkruar shumë, por aty do të gjeni një edhe muzeun “Kulla e Eksodit” që e fakton, në 23.5 metra lartësi të tij, historinë e lashtë të këtij rajoni.

Kukësi ju mirëpret dhe ka shumë për t’ju treguar.

Mirë se të vini!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *