• Sat. May 4th, 2024

Kukës/ Prej disa ditësh rezultonte i humbur, gjendet i pajetë 50-vjeçari. Policia hapi derën me forcë

Një 50-vjeçar i cili prej disa ditësh rezultonte i humbur është gjetur në banesën e tij i pajetë. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Kukës, ku familjarët kanë denoncuar humbjen e të afërmit të tyre.

Blutë në verilindje thonë se menjëherë sapo kanë marrë informacionin kanë shkuar në shtëpinë e 50-vjeçarit dhe pasi kanë hapur me forcë derën e shtëpisë, e kanë gjetur atë të vdekur.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Policia e Kukësit/ Informacion paraprak

Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.

Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K., kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *