
Kukësi ka shpallur divorcin me trajnerin Diego Longo, pa mësuar ende nëse do të jenë në kupat e Europës apo jo. Verilindorët kanë dalë me komunikatë zyrtare, si më poshtë:
FK Kukësi dhe trajneri Diego Longo kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin! Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.
Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo, asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”.