
Me datë 18 Tetor 1914, mësuesi Ibrahim Gota nga Prizreni ishte ftuar nga prindërit e 16 vogëlushëve bicjanë për të kontribuar në fillimin e udhëtimit të bukur të arsimit në gjuhën amtare në Bicaj.
Patrioti Hasan Prishtina ishte kumbara i kësaj shkolle që shumë shpejt do të bëheshin së bashku me shkollën e Kolosjanit (tashmë 3 vjeçare) pishtarë të iluminizmit dhe vetëdijes kombëtare.
Nga kjo shkollë dolën mësuesit e parë që shpërndanë dritën e diturisë në të gjithë krahinën e Lumës dhe më gjerë.
Këtu morën fill ëndërrat e qindra e mijëra intelektualëve të kësaj treve që përveçse me pushkë do t’i shërbenin Shqipërisë edhe me penë, duke u formuar si profesionistë të spikatur në të gjithë fushat.
Edhe ne trashëguam nga themelet e kësaj shkolle cilësitë më të mira, ndaj përulemi me respekt dhe mirënjohje themeluesve të saj!
Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve të Bicaj!
Tradita vazhdon..