Ka pasur rritje të numrit të viktima në 24 orëshin e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.
Siç bën të ditur ministria e Shëndetësisë, 6 qytetarë kanë humbur jetën.
Mes viktimave të ditës së sotme, është edhe një i moshuar nga Kukësi.
Bëhet fjalë për një 72-vjeçar i cili ka humbur jetën në spitalin Covid-2 tek Sanatoriumi.
‘Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen;
një 63 vjeçar nga Lezha, një 67 vjeçare dhe një 70 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Librazhdi, një 72 vjeçar nga Kukësi dhe një 88 vjeçar nga Dibra. I shprehim ngushëllimet familjarëve’, bën të ditur ministria e Shëndetësisë.