Foto: Në Kukësin e Vjetër, 1968
Nji prej njerëzve ma të çuditshëm, mistik deri në çastin më të mbramë te jetes, që kryente ritet e faljes mu pranë Urës së Drinit të Zi.
Pas rrënimit të objekteve te kultit në 67-n, pra arriti, që atë që quhej e jashtëligjshme, ta bënte si të ligjshme, dmth., te praktikonte ritin e faljes.
Pa dyshim, ndër dervishët më të veçantë në rajonin e Ballkanit, një institucion në veti…
Jam me fat, qe kam marre ngacmim nga nji personazh i tille, e në vjeshtë të 2007-s të shkruaja romanin ‘Dervishi nën urë’, duke shpresue qe ne nje kohe t’afert ta publikoj…
***
Fillimi i romanit:
N’atë afërmuzg, dervishi u ngjit në kodrën përballë qytetit.
U rrek të shihte ndërtesat e pakta, që ende s’ishin shkatërruar.
Pamjet iu vokërruan, mori lagështi nëpër sy, i fërkoi njëfarësoj dhe pa urën. Lëshoi një pëshpëritje të thatë, sa i ngjau se po fliste veç me mendje:
Qyteti po shkatërrohet. Por, kur të prishet ura, unë ku do rri? Uji do mbulojë gjithçka, por do jetë edhe qefini im…