• Sat. Apr 27th, 2024

Nga historia e sportit në Kukës/ Kush është Fatmir Hasanpapa

Shkruan Naim Palushi

Nuk mundem me lanë pa i shkrue dy fjalë për sportistin tropojan të viteve 80, i cili për disa vjet dha kontribut për sportin në Kukës.

Quhet Fatmir Hasanpapa, në moshën 16-vjeçare erdhi nga qyteti i Bajram Currit dhe studioi në shkollën e mesme profesionale të Kukësit. Fillimisht u aktivizua me ekipin e basketbollit (të rinj) ‘Përparimi’. Ka qenë fort i zoti, kur kena lujt basketboll tabelën e zotnonte dhe ishte shumë i saktë në gjujtje.

Meritë të madhe ka pas profesor Isuf Cahani, asokohe kujdestar në konvikt, i cili i ka dhanë nji mbështetje fort të madhe ktij sportisti të gjithanshëm. I ushtronte krejt llojet e sporteve por shkëlqente në futboll. Golat e tij me kokë ishin të jashtëzakonshëm…

Djalosh i kandshëm, i qeshun përherë, kishte marrdhanie shumë të mira me konviktorët dhe rininë e qytetit. U aktivizua me ‘Përparimin’, pak më vonë ishte lojtar i formacionit bazë te ‘Partizani’ dhe u aktivizua edhe me ekipin kombëtar.

Respekt për Fatmir Hasanpapën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *