Këto janë foto të qytetit të Kukësit të Vjetër në ndërtim e sipër.
Fotografitë janë publikuar nga Naim Palushi në profilin e tij në Facebook.
Pamjet janë të Kukësit në vitet e para mbasi u shpall qendër administrative.
Kukësi u shpall Qytet, Bashki dhe qendër e Prefekturës së Kosovës në shkurt të vitit 1925, pasi qeveria e Zogut e transferoi nga Kruma në Kukës.
Siç edhe duket në pamje në krah të bashkisë ka qenë një fushë futbolli…
Edhe nji foto e rrallë e qytetit Kukës në ndërtim e sipër.
Edhe kjo foto e Kukësit besoj e para vitit 1930.
Në fund majtas dallohen disa shtëpi të katundit Brrut, në lidhje të përhershme me qytetin e Kukësit.
Kukësi ka filluar të krijojë fizionominë e tij, ndërtesat, rrugët, Bashkia e përfunduar dhe fusha e sportit në krah të saj nuk ekziston më.
Rruga për me shku në Shtrazë ekzistuese sot e asaj dite.
Viti, ndoshta 1930, shkruan Naim Palushi në faqen e tij në Facebook, duke publikuar edhe fotografitë e Kukësit të Vjetër.