• Tue. Apr 30th, 2024

Gjici miraton ‘Parkun e Aventurës në Shishtavec’, banorët i drejtojnë disa pyetje  

Bashkia e Kukësit e drejtuar nga Safet Gjici ka miratuar një projekt me emrin ‘Parku i Aventurës në Shishtavec’.

Por përveç një projekt vendimi të marrë nga bashkia dhe një fotoje të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk ka asnjë informacion tjetër.

Banorët e Shishtavecit me anë të faqes së tyre në Facebook i kanë drejtuar disa pyetje bashkisë së Kukësit dhe Safet Gjicit.

Drejtuar Bashkisë Kukës dhe Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (PZhRSH).

Me projektvendimin datës 28.02.2022 nga Bashkia Kukës është miratur projekti me emrin ” Parku aventurës në Shishtavec”

Ky projekt rezulton se është marrë tani në zbatim nga ana juaj, sipas publikimit që keni bërë në faqen tuaj zyrtare, por nuk jepen detaje të mëtejshme, duke krijuar paqartësi rreth tij.

Në emër të komunitetit të njësisë administrative Shishtavec kërkojmë nga ana juaj të na jepet më shumë informacion rreth këtij projekti, konkretisht të qartësohet:

1- Për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë përfshin projekti? Sepse nga vetë emërtimi i tij projekti lë vend për nënkuptime e dyshime për publikun.

2- A mund të dimë me shumë rreth këtij projekti, kur do të zhvillohet, ku dhe si?

3- Për çfarë do të shërbejë konkretisht?

4- A ka ndonjë video në 3D apo imazhe te këtij projekti?

5- Cili është kuadri ligjor për zhvillimin dhe implementimin e këtij projekti?

6- Çfarë impakti ka mbi natyrën dhe ambientin dhe a e dëmton atë në ndonjë aspekt?

7- A do ketë nevojë për shpronësime të pronarëve?

8- Çfarë benefitesh konkrete ka për banorët dhe komunitetin e zonës?

9- Së fundi dhe jo më pak e rëndësishme, a është konsultuar dhe marrë mendimi i komunitetit dhe përfaqësuesve të tij vendorë lokalë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *