• Tue. Apr 30th, 2024

Bullgaria dhuron 300 pako ushqimore për banorët e Gorës

Ambasada e  Bullgarisë në Tiranë ka dhuruar 300 pako ushqimore dhe materiale higjenike për Bashkinë Kukës.

Ambasadori Momtchil Stoyanov Raytchevski ishte i pranishëm në Kukës për dorëzimin e ndihmave.

Kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici, shprehu mirënjohjen e tij në lidhje me solidaritetin e treguar nga shteti Bullgar për Kukësin.

Ndërkaq Ambasadori Momtchil Stoyanov Raytchevski tha se kjo ndihmë është siguruar nga Qeveria e Bullgarisë dhe është pjesë e ndihmës sistematike që Bullgaria i jep Shqipërisë dhe Bashkinë Kukës.

Pakot ushqimore dhe materialet higjenike do të shpërndahen për familjet në nevojë kryesisht  për komunitetin bullgar në zonën e Gorës dhe që janë gjendur në vështirësi ekonomike si pasojë e pandemisë së krijuar nga COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *