• Wed. May 1st, 2024

Admir Sinamati: Projekti kryesor për të gjithë Kukësin, është ndërtimi i ‘Unazës së Bjeshkëve’

‘Për mua, projekti kryesor jo vetëm për Bicajt por për të gjithë Kukësin, është ndërtimi i rrugës së ‘Unazës së  Bjeshkëve’.

Ky ishte zotimi i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamatit në takimin e mbajtur me banorët e fshatit Mustafë të këtij qarku.

Më tej, kandidati i opozitës ftoi çdo socialist dhe qytetar ti bashkohen lëvizjes së tij politike për të ndryshuar dhe rrëzuar aktualitetin politik të ‘sektit të Rilindjes’, sekt i cili ka sjell vetëm korrupsion, frik e largime masive të shqiptarëve.

Ndërkohë që ndalesa e radhës për kandidatin e opozitës për bashkinë e Kukësit ishte fshati Nangë. Ndalesë te një komunitet që përfaqëson simbolikën më të fortë të historisë së Partisë Demokratike në gjithë këto vite.

‘Ekipi ynë, – tha kandidati Sinamati, – ka evidentuar nga afër nevojat parësore të fshatit, prej hapjes së perspektivave të reja të punësimit deri te administrimi i hapësirës infrastrukturore në rehabilitimin e kanalit vaditës, rrethimin e varrezave, rikonstruksionin e shkollave dhe qendrave sociale e shëndetësore, deri te aspekti turistik në kthimin e kullave tradicionale në muze dhe bujtina!’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *