• Mon. Apr 29th, 2024

VIDEO-‘Asnjë taksë për ata që punësojnë 25 persona’/ Sinamati: Vij para kuksianëve me plan konkret

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Admir Sinamati, turin e takimeve elektorale e vijoi me qytetarët e lagjes 3 të qytetit të Kukësit.

Shpopullimi masiv, mungesa e investimeve e instalimi i korrupsionit qeveritare gjatë viteve të fundit në vend, ishin temat e trajtuara nga Sinamati.

‘Bashkia Kukës është kampionia negative e thithjes së projekteve të huaja. Por, nën drejtimin tim së bashku me ekipin qeverisës, Bashkia Kukës do të ketë prioritet kryesor thithjen dhe implementimin e fondeve dhe donacioneve të huaja.

Ne vijmë para kuksianëve me plan dhe projekt konkret’, shtoi më tej kandidati i opozitës, Admir Sinamati.

Ndërkohë gjatë një takimi në lagjen 2 të qytetit të Kukësit Sinamati tha se: ‘Çdo biznes që do të punësojë mbi 25 punëtorë në Kukës, do të ketë taksa zero nën mandatin tim’.

Ky ishte njëri nga zotimet i kandidatit të opozitës, në takimin e zhvilluar me qytetarët e kësaj lagjeje.

Sinamati theksoi, ‘se qytetarët e Kukësit dhe administrata ndodhen në një presion të madh’.

‘Ka tentativa për blerje votash nga kundërshtari, por ne synojmë,’ shtoi ai.

Sinamati premtoi rihapjen e filialit të universitetit.

‘Të rrisim klimën e mirëbesimit, të ndërtojmë një administratë bashkiake profesionale e serioze. Punësimi i të sapodiplomuarve, projektet dhe investimet të prekin drejtpërdrejt qytetarët, nisma këto që do të sjellin shpresën dhe përmirësimin e jetesës në Kukës,’ tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *