• Sat. Apr 27th, 2024

Aksident i rëndë në Kukës, makina bie në liqenin e Fierzës, humb jetën babai, shpëton i biri

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Kukës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e liqenit të Fierzës. Për pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari nga Mamëzi.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *