• Fri. Apr 26th, 2024

Askush nuk pyet për Covid/ 15 mijë shqiptarë të kosovës kaluan kufirin të shtunën

Pavarësisht rasteve të shumta me COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, qindra kosovarë këtë të shtune ia kanë mësyer bregdetit shqiptar.

Në pikën kalimin kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Morin, kolona mëngjesin e së shtunës ishte e gjatë deri 150 metra sipas të dhënave zyrtare nga ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Kurse për të kaluar kufirin për në Shqipëri pritja ka qenë 20 deri në 25 minuta. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, nga territori i Kosovës për pushime në Shqipëri kanë dalë rreth 15 mijë persona.

Policia Kufitare e Morinit si zakonisht punoi me proçedurë të përshpejtuar dhe me te gjitha kapaicetet e sportelet për kalimin e shpejte te automjeteve.

Kosovarët duke shfrytëzuar fundjavën dhe dikush pushimet  që ka tani, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *