• Fri. Apr 26th, 2024

Bijtë e Gjallëjqes nisen për të shuar zjarrin-Nga Admir Sinamati

Sot në orët e para të mëngjesit, një grup djemsh e burrash -bij të Gjallëjqes, të prirë dhe udhëhequr nga ndjenjat më të mira të dashurisë për tokën dhe vendin e vet kanë shkuar dhe po luftojnë me flakët që po kërcënojnë malin tonë.

Krenaria e natyrës që na frymëzon me madhështinë e saj Gjallica ka marrë një “plagë” dhe bijtë e saj kanë shkuar për ta “shëruar”, duke luftuar flakët me thonj.

Zoti i ndihmoftë!

Por pse duhet të rrezikohet jeta e ketyre burrave kur kjo gjë do merrte zgjidhje me tre-katër fluturime të një helikopteri nga liqeni ne vatër të zjarrit qe nuk eshte me larg se dy kilometra.
Miliona Euro të shqiptarëve të shpenzuara për Cougarët nuk jane shpenzime për shëtitjet turistike të ministres apo politikanëve te ndryshëm por sot iu duhen kuksianëve.

Shpresojmë që dikush ta dëgjojë këtë thirrje dhe të dërgojë një helikopter për të shuar këtë zjarr të mallkuar!
Zoti i bekoftë gjallëjqjanët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *