• Mon. Apr 29th, 2024

Bllokohen 20 mijë paund në doganën e Morinit

Policia Kufitare në Kukës ka goditur një rast i mosdeklarimit të parave në kufi.

Bëhet me dije se janë sekuestruar një shumë rreth 20 000 paund dhe është proceduar penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morin.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Morin, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e veprimtarive kriminale.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 20 000 paund, procedohet penalisht 32-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në kroskotin e automjetit së shtetasit A. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 20 000 paund, të padeklaruara nga 32-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Prishtinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *