• Sat. May 4th, 2024

Reshje shiu dhe erë në Kukës, rritet niveli i Fierzës

Qarku i Kukësit prej të shtunës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të shoqëruar me erë. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës njofton se pavarësisht reshjeve të dendura rrugët nacionale vijojnë janë të qarkullueshme normalisht. Edhe rruga e Kombit është e qarkullueshme por drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë.

Sipas KMC në disa rrugë ka rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime, ndërsa subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

se

“Nga bashkitë e Qarkut Kukës nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës” thuhet në njoftimin e KMC.

Ndërkohë mësohet se zonat e larta malore mbi 1000 metra të Tropojës, ka reshje të lehta bore. Reshjet e shiut kanë rritur edhe prurjet e lumenjve duke ndikuar në rritjen edhe të nivelit të ujëmbledhësit më të madh hidrik në vend, atë të Fierzës.

Vetëm të shtunën në Kukës kanë rënë 32 mm shi. Sipas të dhënave nga KESH, niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 282.19 m nga niveli maksimal që është 296 m.

Nëse e krahasojmë me nivelin e fund nëntorit ku nivel ishte 271.42 m, aktualisht Fierza është rritur me mbi 11 metra, ndërsa prurjet janë shumëfishuar duke arritur në 900 m3/sek. Në fund të nëntorit prurjet ishin mbi 500 metra. Aktualisht Fierza ka dy turbine në punë nga katër që ka gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *