• Sat. Apr 27th, 2024

Censi, rritet numri i shpendëve dimërorë ujorë në Kukës, u konstatuan 1626 shpendë të 11 specieve

Tufa të shumta shpendësh kanë imigruar në Liqenin e Fierzës, ndërsa një grup studiuesish së bashku me Administratën Rajonale te Zonave të Mbrojtura, ka bërë numërimin e tyre në pesë pika monitorimi në kuadër të Censit Ndërkombëtar të Shpendëve Dimërorë Ujorë.

‘Procesi ka shkuar mirë dhe kemi pasur pesë pikë monitorimi. Nga përfundimi i numërimit ne kemi 1626 individë të 11 specieve.’ tregoi Gjana.

Kreu i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana, tha se ka një rritje të numrit të individëve dhe specieve, krahasuar me vitin e kaluar dhe përkëtë ka ndikuar edhe moratoriumi i gjuetisë.

‘Jemi në moratoriumin e gjuetisë dhe kjo normalisht ka sjell një ndikim pozitiv. Po ta krahasojmë me një vit të parë kemi rritje edhe të individëve dhe specieve. Në vitin 2023 kemi pasur 10 lloje ndërsa për këtë vit 11 lloje. Në vitin 2023 kemi pasur 1399 individë. Varet edhe nga klima’, tregoi Gjana.

Ndonëse në Kukës dimrat e viteve të fundit janë të butë, Liqeni i Fierzës në sezonin dimëror, gjithnjë e më shumë po pasurohet me shpendët e egër, duke ndikuar pozitivisht edhe për sektorin e turizmit ujor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *