• Fri. May 3rd, 2024

Sinamati me banorët e Kukësit të vjetër: Dosja e shpronësimeve nga përmbytja e HEC-eve, prioritet

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Admir Sinamati zhvilloi takimin me qytetarët e Kukësit të vjetër.

Në fjalën e tij, Sinamati vlerësoi banorët e Kukësit të vjetër për kontributin dhe rolin e luajtur, në përhapjen e dijes e qytetarisë në formësimin e jetës qytetare.

Në këtë takim, kandidati i opozitës tha se, dosja e shpronësimeve të pasurisë së kësaj shtrese, që është prekur nga përmbytja nga ujërat e Hec-it të Fierzës, do të jetë prioritet i mandatit tim qeverisës.

Ndërsa gjatë një takimi në zhvilluar në Bardhoc, kandidati Admir Sinamati tha se, ndërtimi i ujësjellësit, rikonstruksioni i shkollës së mesme, aksesimi i bjeshkëve të Pikëllimës, ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.

‘Shkolla e Bardhocit, 9-vjeçarja por edhe gjimnazi, prej vitesh reflektojnë rezultate të larta në mësime, duke shkëlqyer kudo ku ata konkurrojnë apo ndajnë dijet e tyre në profesionet që zgjedhin. Niveli i tyre në raport me kushtet në të cilat marrin dijet e përditshme ka diferencë të madhe.

Gjatë hartimit të programit tonë për Bardhocin prioritet kemi krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit, duke ndarë një fond të posaçëm për rikonstruksionin e ambienteve shkollore, në mënyrë që nxënësit të ndihen sa më komodë.

Investimet në shkolla janë oferta që u japim banorëve për të qëndruar e ndërtuar jetën në vendlindje, e prej aty të punojmë çdo ditë për një atdhe të sa më të jetueshëm. Gjithçka fillon nga bankat e shkollës!’.

Këto janë disa nga prioritetet e mandatit katër vjeçar të Bashkis së Kukësit, nën drejtimin e kandidatit të opozitës Admir Sinamati për Njësinë Administrative Tërthore.

Këto projekte të programit të Sinamatit u mbështetën nga banorët, në takimin e zhvilluar me ta në fshatin Bardhoc!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *