• Sat. Apr 27th, 2024

Dështim total, kandidatja e PS-së Gerta Duraku humbi thellë edhe në shtëpinë e saj

Zgjedhjet e 25 prillit sollën shumë çudi në terrenin politik shqiptar.

Në Kukës, PD-ja shkoni në terrenin që kishte më herët, përpara se Flamur Noka ti humbte në vitin 2017, më shumë se 2700 vota.

Por ajo që është më e çuditshmja që ka ndodhur në Kukës, është se një nga kandidatet, kryesuesja e listës së PS-së, Gerta Duraku ka marrë një humbje dërrmuese.

Dhe këtë herë, ajo është e para kandidate që nuk ka fituar dot as në shtëpinë e saj.

Bëhet fjalë për fshatin Morin, nga ku ajo e ka origjinën, pasi babai i saj ish-deputeti i PS-së, Shyqyri Duraku ka lindur në fshatin kufitar me Kosovën.

Siç edhe duket edhe nga shifrat zyrtare Gerta Duraku ka marrë vetëm 45 vota në Morin, duke i shkaktuar PS-së edhe një humbje më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *