• Fri. Apr 26th, 2024

Emri/ Humb jetën i moshuari në Kukës, ra zjarr në ndërtesën e tij

Një i moshuar ka humbur jetën në Kukës si pasojë e një zjarri të rënë në ndërtesën ku ai qëndronte.

Bëhet fjalë për Shefik Krasniqin, 82 vjeç i cili ka humbur jetën pas mesnate.

Policia e Kukësit/Informacion paraprak

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *