• Fri. Apr 26th, 2024

Safet Gjici sulmon kuksianët: Në stadium nuk dua tifozë që pinë raki

Kryebashkiaku i Kukësit, njëkohësisht president i Nderit, Safet Gjici, ka sulmuar tifozët kuksianë, duke i cilësuar si pijanecë.

“Ajo çfarë unë sot do iu thoja tifozëve, është se kjo vepër madhështore e bërë në Kukës, një stadium madhështor është bërë pikërisht për standarde në sport. E patë se me presidentin e FSHF inaguruam fushën stërvitore. Lojtarët janë për të bërë gola.

Nëse një lojtar shënon dhe goditet duke dëmtuar investimin dhe imazhin nuk është normale. Në fakt ka tifoza Kukësi por janë një pjesë që nuk duhen pranuar në stadium.

Me sa di unë policia ka bërë veprimet e veta për personin përgjegjës në kundërshtim me ligjin. Stadiumi monitorohet nga kamera.”

“Pamjet filmike janë dërguar në polici dhe ai person është para drejtësisë. Këto persona jo vetëm që do të dënohen por nuk do të lejohen më në stadium. Ato që prishin stadiume të reja, nuk i duhen ekipit të Kukësit.

Kërkoj nga Security dhe Policia Bashkiake që të merren masa ekstreme. Të respektohet rregullorja 100%. Ju lutem tifozëve që e duan Kukësin dhe që janë shumë por që vijnë 10-15 pseudotifoza të mos i lejojmë në stadium. Të shkaktosh dëm ekonomik sepse kemi paguar miliona nga këta persona.

Të dënosh tifozat pa asnjë faj dhe klubin, do të kërkojmë llogari. Ka dalë edhe ligji që policia bashkiake ka detyrim ligjor për të sigurar ndeshjen. Ne do t’i evidentojmë të gjithë personat problematikë”, ka thënë Safet Gjici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *